Connect with us

E pazakontë/Përplasje masive makinash në Indi, smogu vdekjeprurës po shkatërron gjithçka

Video

E pazakontë/Përplasje masive makinash në Indi, smogu vdekjeprurës po shkatërron gjithçka

E pazakontë/Përplasje masive makinash në Indi, smogu vdekjeprurës po shkatërron gjithçkaA. Shehaj

Lajme

Smogu vdekjeprurës që ka mbuluar prej dy ditësh Delhin në Indi si dhe zonat e tjera përreth, ka shkaktuar ditën e sotme pasojat e para në Yamuna Expressway, mëngjesin e sotshëm, ku një numër i madh automjetesh janë përplasur.

Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 24 makina janë dëmtuar dhe disa shoferë janë plagosur si pasojë e përplasjes masive. Shoferi i një kamioni, i cili kishte marrë dëmtime serioze, është nxjerrë me vështirësi të mëdha nga makina Ai është dërguar në spitalin rajon ndërsa shumë të tjerë kanë pasur nevojë për ndihmën e parë.

Mbështjellja toksike që rrethoi Delhin, e cila ndodh herë pas here në këtë periudhë, është ndër më të këqijat që vendi ka kaluar gjatë këtij viti. Indeksi i cilësisë së ajrit, i cili mat përqendrimin e lëndëve toksike në ajër, është në nivelin 451, duke bërë që mjekët të deklarojnë gjendjen e emergjencës për shëndetin publik.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top