Connect with us

Skandal në Elbasan/Pularia hedh pulat e ngordhura në anë të rrugës nacionale

Video

Skandal në Elbasan/Pularia hedh pulat e ngordhura në anë të rrugës nacionale

Skandal në Elbasan/Pularia hedh pulat e ngordhura në anë të rrugës nacionaleA. Shehaj

Lajme

Një pulari ka hedhur thasët me pula të ngordhura në pjesën anësore të aksit nacional Elbasan-Peqin, duke u bërë kështu burim infeksioni dhe përhapje sëmundjesh të tjera.

Vendi është lokalizuar mes fshatrave Vidhas-Mallkas nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës dhe banorët. Sipas tyre, çdo ditë një furgon i bardhë, pa targa shkarkon anës rrugës pula të ngordhura të futura në thasë. Ata tregojnë se drejtuesi i furgonit hedh çdo ditë 6-7 thasë me pula të ngordhura.

Ata ankohen duke u shprehur se po u ngordhin pulat në fshat dhe se në gjithë zonën vjen erë e rëndë kërme.

Ky skandal, sicc raporton “InfoElbasani”, vazhdon 2 javësh dhe ende nuk dihet origjina e ardhjes së shpendëve të ngordhura. Në një gjatësi prej 500 metra ndjehet era e rëndë e pulave të ngordhura, madje viktimë e tyre është bërë edhe një dhelpër e ngordhur pranë thasëve.

Punëtori i mirëmbajtjes thotë se i pastron çdo ditë, duke i groposur apo hedhur në Shkumbin pa e ditur se kjo nuk bën gjë tjetër veçse përhap epideminë.

Për këtë rast është njoftuar shërbimi veterinar, i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Kryeveterineri Fatmir Ozuni shprehet se në qarkun e Elbasanit nuk ka pulari që mbarështojnë raca të tilla. Ai shpreh me siguri se mjeti me ngarkesë vjen nga rrethet fqinje dhe rasti po hetohet.

Më pas shërbimi veterinar ka grumbulluar dhe asgjësuar pulat e ngordhura me djegie.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top