Connect with us

Tha se do blinte hekur me 800 mijë eurot, zbulohet detaji që “fundos” biznesmenin nga Elbasani

Video

Tha se do blinte hekur me 800 mijë eurot, zbulohet detaji që “fundos” biznesmenin nga Elbasani

Tha se do blinte hekur me 800 mijë eurot, zbulohet detaji që "fundos" biznesmenin nga ElbasaniF. Tenolli

Lajme

Orest Sota është 25-vjeçari të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë dhe 2 patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai dhe babai i tij biznesmeni Lefter Sota, nuk figurojnë në regjistrat financiarë të kompanisë së hekurit “Kurum”.

25-vjeçari deklaroi se eurot kishin për qëllim blerjen e disa mijërave ton hekur në këtë kompani.

Lapsi raporton se pretendimi i Orest Sotës se sasia e madhe e parave ishte për të blerë hekur tek “Kurum” u hodh poshtë pak ditë më parë edhe nga menaxherja e kësaj kompanie.

Ajo deklaroi në prokurori se “Kurum” kryen transaksione me shifra deri në 150 mijë euro. Shuma që parave që kishte Sota në makinë ishte disa herë më e madhe.

Sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes ishte veprimi i parë që kreu Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të verifikimit të pasurisë së Orest Sotës dhe familjes së tij. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e 863 mijë eurove që iu kapën të riut, sëbashku me tre patentat e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij.

Organi i akuzës ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse 863 mijë euro kanë qenë të depozituara më pare në sistemin bankar shqiptar.

Orest Sotës i sekuestruan 2 aparate celularë me qëllim për të mësuar nëse ka pasur komunikim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri gjatë kohëve të fundit.

Krimet e Rënda nisën hetimin e imtësishëm të pasurisë edhe ndaj Saimir Tahirit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top