Video
Fiksimi me palestrën i kushton rëndë 21-vjeçares, ushtrimi i përditshëm desh i mori jetën
Fiksimi me palestrën i kushton rëndë 21-vjeçares, ushtrimi i përditshëm desh i mori jetënS. Bardhi
Lajme
Një 21-vjeçare e fiksuar pas ushtrimeve në palestër ka mbetur e paralizuar nga veprimtaria e saj, kur një peshë 150lb që i bie rreth 69 kilogram i rrëshqiti duke i rënë mbi shpinë.
Studentja, Sophie Butler, nga Essex, po përdorte të njëjtën makineri dhe të njëjtën peshë si zakonisht, kur ajo humbi aftësinë për të qëndruar në këmbë, pasi pesha e që i ra sipër i shkaktoi fraktura në shpinë.
Zonjsuah Butler mbeti e paralizuar dhe kishte nevojë për një operacion urgjent për të shpëtuar, por që fatkeqësisht nuk ia ktheu mundësinë për të ecur sërish.
21 vjeçarja tha për Daily Mail:
Kjo më ndodhi në të njëjtën ditë që mora përgjigjet e rezultateve të mia universitare. Unë dhe babai im po planifikonim të dilnim për të festuar. Po bëjë ushtrimin e fundit me makinerinë, kur rashë në dysheme dhe kisha gjithë atë peshë mbi trup. Personeli erdhi drejt meje duke vrapuar dhe vetëm 20 minuta më vonë fillova të ndjeja dhimbjen e tmerrshme. Dikush më pyeti nëse mund të lëvizja këmbët dhe nuk ma mori mendja që ishte ka serioze.”
Mjekët thanë se znjsh.Butler kishte nevojë për kirurgji emergjente brenda 12 orëve të ardhme ose shpresat e saj për të ecur përsëri do të ishin zero.
Ajo qëndroi në operacion për plot 8 orë, në të cilin kirurgët riparuan shpinën e saj me dy shufra metalike dhe kunja të tjerë metalikë.
Sophie tani vazhdon terapinë intensive në shtëpi, me shpresën që do të ecë shumë shpejt dhe të fillojë normalisht studimet në psikologji.
Ajo tha:
Unë do të ec sërish, edhe nëse kjo më merr vite, sepse familja ime ka qenë dhe është suportuesja ime më e madhe."
JOQ.al