Connect with us

I vranë tre djemtë dhe liruan vrasësin, e moshuara shkruan letrën prekëse

Video

I vranë tre djemtë dhe liruan vrasësin, e moshuara shkruan letrën prekëse

I vranë tre djemtë dhe liruan vrasësin, e moshuara shkruan letrën prekëseA. Shehaj

Lajme

Gentian Doda

Gentian Doda

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua ditën e sotme, dyshohet se ka dhënë një vendim në favor të Gentian Dodës, i cili ka vrarë 2 persona në Burrel rreth 20 vite më parë. Bëhet fjalë për një zinxhir të gjatë vrasjesh në Burrel, si pasojë e të cilave, familja Dedja ka humbur tre djem.

E ëma e viktimave, Xhevrie Dedja i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë, prokurorisë së Matit dhe gjykatës së këtij rrethi ku kërkon drejtësi për djalin e vrarë.

E moshuara thotë se nga viti 1997 asaj i është vrarë edhe djali tjetër si dhe bashkëshorti.

Ajo shkruan ndër rreshta:

Unë Xhevrije Dedja banuese në Mat jam bashkëshortja e të ndjerit Fehmi Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë Gëzim, Halit dhe Gazmir Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan Doda si dhe bashkëpunëtorët e të rekrutuar prej tyre”.

Më tej e moshuara thotë se është vënë në dijeni se në gjykatën e Matit është duke u rigjykuar i akuzuari për vrasjen e djalit të saj, i pandehuri Gentian Doda i cili është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top