Connect with us

Trump e Putin shtrëngojnë fort duart, momentet kur i flasin njëri-tjetrit

Video

Trump e Putin shtrëngojnë fort duart, momentet kur i flasin njëri-tjetrit

Trump e Putin shtrëngojnë fort duart, momentet kur i flasin njëri-tjetritA. Shehaj

Lajme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, teksa kanë qenë pjesëmarrës të dy në darkën e organizuar këtë të premte në Vietnam, gjatë punimeve të APEC (Asia-Pacific Economic Cooperation).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë bëri me dije ditën e enjte në mbrëmje, se nuk do të kishte një takim zyrtar dhe formal mes dy presidentëve të fuqive të mëdha.

Sipas saj, takimi nuk është mundur të fiksohet për shkak të mospërputhjes së orareve dhe axhendave të ngjeshura nga të dyja palët.

Trump e Putin i dhanë dorën njëri-tjetrit, bënë fotot tradicionale dhe më pas u ulën në pjesë të ndryshme të tavolinës, aspak afër mes tyre.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top