Connect with us

U përfol se do të braktisë Klanin për televizionin e njohur italian, rrëfehet Alketa: Ja si qëndron e vërteta

Video

U përfol se do të braktisë Klanin për televizionin e njohur italian, rrëfehet Alketa: Ja si qëndron e vërteta

U përfol se do të braktisë Klanin për televizionin e njohur italian, rrëfehet Alketa: Ja si qëndron e vërtetaF. Tenolli

Thashetheme

Pasi regjisorja Vera Grabocka postoi një foto të Alketa Vejsiut se do largohej nga Tv KLAN, kjo e fundit ka reaguar duke sqaruar gjithçka.

Lajmi se Alketa do të braktisë Klanin, televizionin në të cilin ka punuar për shumë vite me radhë, bëri bujë në mediat rozë.

U përfol se ajo do të largohej në Itali dhe do të niste punë në televizionin e njohur “Mediaset”, por Alketa i ka hedhur poshtë të gjitha.

Ajo ka sqaruar gjithçka me anë një postimi në Instagram ku shkruan:

Nuk do ta lë as Shqipërinë as Klanin! Por premtoj që në rastin më të parë përtej kufijeve, do ta them me shumë krenari në shqip ‘Jam krenare që jam shqiptare!’… E kam bërë në të gjithë rrugëtimin tim në fakt që kur isha e vogël dhe shkoja në Greqi tek babai im emigrant; të tërë mundoheshin të fshihnin identitetin; unë refuzoja ta bëja… Dhe kam vijuar të përçoj më të mirat vlera të Shqipërisë time të bukur në çdo kënd të botës me të cilen puna apo jeta më kanë lidhur! I detyrohem shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve që më bënë kjo që jam! Vazhdoj normalisht jetën në Tiranë, por me një qasje globale që thjesht kapërcen kufijtë e vendit tonë, por me rrënjët në Shqipëri gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndërtuar jetën time dhe ëndrrat e mia… Nuk ka asgjë më të bukur sesa të besosh tek ëndrrat dhe të kesh një pasion! Përqafime të gjithëve dhe më uroni fat!”-ka shkruar Vejsiu, duke lënë gjithësesi të kuptohet se një projekt interesant e lidh atë tashmë me Italinë fqinje. Se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, mbetet për t’u parë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top