Connect with us

1 milionë euro kokainë/Pranga shqiptarëve, policia italiane habitet ku ishte fshehur droga

Video

1 milionë euro kokainë/Pranga shqiptarëve, policia italiane habitet ku ishte fshehur droga

1 milionë euro kokainë/Pranga shqiptarëve, policia italiane habitet ku ishte fshehur drogaA. Shehaj

Lajme

droga

Katër persona kanë rënë në pranga nga policia italiane në Frosinone pas sekuestrimit të një sasie prej 11 kg kokainë.

Policia e shtetit fqinj ka arritur të pikasë gjatë hetimeve, një automjet “Volkswagen Tiguan” me targa greke, i cili ishte i dyshimtë.

Pas kryerjes së disa kontrolleve, rezultoi se pikërisht në atë zonë ishte rezident një shtetas shqiptar me precedentë kriminalë për veprën penale të shpërndarjes së drogës

Pas rreth 5 orësh monitorim, tre persona me origjinë shqiptare u panë të hynin në parkimin ku ndodhej makina me targa greke, që drejtohej nga një 60-vjeçar me origjinë greke.

Në atë moment policia ndërhyri. Nervozizmi i çuditshëm i treguar nga shqiptarët ka bërë dyshues efektivët që filluan të çmontonin makinën.

Vetëm pas heqjes së një feneri të vulosur mirë u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza. Në tregun me pakicë, e gjithë kjo drogë do të sillte të ardhura më shumë se 1 milion euro.

Katër personat u arrestuar për trafik droge. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 automjete dhe 13 telefona.

FROSINONE OPERAZIONE CONGIUNTA POLIZIA GDF SEQUESTRATA COCAINA from TG24.info on Vimeo.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top