Connect with us

Zbulohet varri masiv në Irak, ISIS kishte ekzekutuar mbi 400 persona

Video

Zbulohet varri masiv në Irak, ISIS kishte ekzekutuar mbi 400 persona

Zbulohet varri masiv në Irak, ISIS kishte ekzekutuar mbi 400 personaD. Cani

Lajme

Një varr masiv që kishte së paku 400 trupa është gjetur pranë Hawija, një qytet irakian që ishte i pushtuar nga luftëtarët e Shtetit Islamik deri muajin e kaluar.

Guvernatori i provincës së Kirkuk, Rakan Said, tha se ata u gjetën në një bazë ajrore jashtë qytetit.

Disa nga viktimat ishin me rroba civile, ndërsa të tjerë kishin rroba që ISIS u vishte para se t'i ekzekutonte. shkruan BBC.

Forcat irakiane kanë zbuluar dhjetëra varre masive në zonat që dikur ishin nën kontrollin e ISIS.

Vitin e kaluar Associated Press publikoi një studim të varreve masive që identifikuan 72 vende.

Ato mund të përmbajnë nga 5,200 në më shumë se 15,000 trupa, sipas agjencisë së lajme.

Hawija është 240km në veri të Bagdadit dhe u rimëkëmb muajin e kaluar pasi ishte nën kontrollin e ISIS që nga viti 2013.

varri-

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top