Kuriozitete
E rëndë në Lushnje, një vajzë e re hidhet nga kati i katërt
E rëndë në Lushnje, një vajzë e re hidhet nga kati i katërt
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një vajzë e re ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrën më tragjike të mundshme.
Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon shtetasja D.Z., 27 vjeçe.
E reja u dërgua në spital me ambulancë, ku po kryen ekzaminimet shëndetësore dhe po merr mjekimin nën kujdesin e personelit mjekësor.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ajo vuan nga depresioni mendor. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fatmirësisht pas ndihmës së marrë, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.