Connect with us

Helmimi i 60 nxënësve në Dibër, më në fund reagon Lindita Nikolla: Pezullojmë mësimin

Video

Helmimi i 60 nxënësve në Dibër, më në fund reagon Lindita Nikolla: Pezullojmë mësimin

Helmimi i 60 nxënësve në Dibër, më në fund reagon Lindita Nikolla: Pezullojmë mësiminA. Naçi

Lajme

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ndodhi në gjimnazin "Rifat Manjani" në Shupenzë të Dibrës. 60 nxënës mes tyre dhe mësuese janë asfiksuar nga gazi i kaldajave. Pas kësaj, vetëm pak çaste më parë ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Sipas një njoftimi për shtyp, MAS ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ku helmimi sipas tyre erdhi nga tymi që dilte nga kaldaja. Në reagimin e Ministrisë së Arsimit bëhet e ditur se është pezulluar mësimi në shkollën e Shupenzës deri sa të normalizohet situata, ndërkohë që pas kësaj që ndodhi do të verifikohen dhe kaldajat në të gjitha shkollat.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit bën me dije për publikun të dhënat e përditësuara mbi situatën e krijuar këtë të premte në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar). Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qendrës shëndetësore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë. Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar ne Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale. Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat. Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës.

lindita

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top