Connect with us

Çfarë po ndodh? Dyndje aplikimesh, bllokohet serveri i Lotarisë Amerikane

Video

Çfarë po ndodh? Dyndje aplikimesh, bllokohet serveri i Lotarisë Amerikane

Çfarë po ndodh? Dyndje aplikimesh, bllokohet serveri i Lotarisë AmerikaneS. Bardhi

Lotaria amerikane është një shans i mundësuar nga SHBA-të për shtetasit evropianë dhe jo vetëm që të shkojnë si emigrantë me të drejtë pune dhe jetese në SHBA. ku ofrohen mundësi që të transferoheni edhe familjarisht.

Aplikimet në Shqipëri janë hapur që me 3 tetor dhe vazhdojnë deri më 7 nëntor, por ajo që rezulton deri tani është interesimi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve për të plotësuar formularin e aplikimit. Ky interesim ka sjellë dhe bllokim të serverit dhe akoma jemi brenda 10-ditëshit të parë të aplikimeve.

Faqja zyrtare e plotësimit të formularit, Form (E-DV) që ofrohet nga Departamenti i Shtetit www.dvlottery.state.gov. është bllokuar tashmë dhe nuk dihet sa do zgjasë ky bllokim i saj.

Këtë vit është bërë vazhdimisht thirrje që qytetarët të mos presin deri ditën e fundit për aplikim dhe ky mund të jetë ndër shkaqet kryesore që ka sjellë dyndje të madhe aplikimesh deri në bllokim të serverit.

Ambasada amerikane nuk ka reaguar ende për këtë bllokim që e përsërisim nuk dihet sa do vazhdojë.

Faqja zyrtare e aplikimeve e bllokuar.
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top