Connect with us

Sara Hoxha flet për luftën e vogëlushit: Erdhi në jetë para kohe dhe nuk ushqehej dot

Video

Sara Hoxha flet për luftën e vogëlushit: Erdhi në jetë para kohe dhe nuk ushqehej dot

Sara Hoxha flet për luftën e vogëlushit: Erdhi në jetë para kohe dhe nuk ushqehej dotD. Cani

Thashetheme

Sara Hoxha dhe Ledion Liço, u bënë prindër për herë të parë rreth një vit më parë.

Sara solli në jetë vogëlushin London Noor, i cili erdhi para kohe në jetë.

Vetëm sot, Sara ka vendosur të flasë për këtë gjë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të lindjes së parakohshme.

Ja çfarë shkruan Sara në postimin e saj:

Pesë javë më herët, London erdhi në këtë botë. Deri në atë kohë, kisha lexuar dhjetra libra dhe kisha parë lloj-lloj videosh, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një fëmijë të parakohshëm. Edhe pse kishte një peshë të vogël dhe nuk ushqehej dot me gji, London dëshmoi se ishte luftëtari më i fortë që njoh. Të gjitha netët që e ruaja dhe e vëzhgoja nga afër nëse frymëmarrjen e kishte të rregullt ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme kështu që dhuroni një përqafim, jepni ndihma në maternitetin tuaj ose bëni gjithçka që keni mundësi për të mbështetur këto familje.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top