Connect with us

Bota e muzikës në zi, vdes legjenda e grupit AC/DC

Video

Bota e muzikës në zi, vdes legjenda e grupit AC/DC

Bota e muzikës në zi, vdes legjenda e grupit AC/DCA. Naçi

Lajme

Malcolm Young, kitaristi legjendar i “AC/DC” është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmet e raportuara nga mediat botërore thonë se themeluesi i grupit AC/DC ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare i rrethuar nga familja e tij, pas një lufte të gjatë me demencën.

Njoftimi për lajmin e hidhur erdhi nga familjarët e tij:

Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Malcolm Young, burrit të dashur, babait, gjyshit dhe vëllait. I njohur për veprat e tij muzikore, Malcolm ishte kantautor, kitarist, performues, producent dhe vizionar, i cili ka qenë frymëzim për shumëkënd. Që nga fillimi, ai e ka ditur se çfarë dëshiron të arrijë dhe së bashku me vëllanë e vogël, pushtuan skenën botërore duke dhënë gjithçka në secilin koncert. Gjithmonë i gatshëm për të bërë gjithçka për fansat".

I njohur për ritmin e tij të fuqishëm në kitarë që i ndihmoi bendit nga Sydney të shkruhej në librat e historisë, Malcolm në tre vitet e fundit ka vuajtur nga demenca.

Malcolm Young e themeloi grupin “AC/DC” në nëntor të vitit 1973 dhe pastaj e ftoi vëllanë e tij, Angus, që t’i bashkëngjitej.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top