Connect with us

“Dhimbjet më të mëdha që do kesh, do t’i shkaktojnë ata që do më shumë”

Video

“Dhimbjet më të mëdha që do kesh, do t’i shkaktojnë ata që do më shumë”

“Dhimbjet më të mëdha që do kesh, do t’i shkaktojnë ata që do më shumë”D. Cani

Kuriozitete

NgaKate Rose

E dashur vajzë, e di që po kërkon të shikosh veten tënde në mua. Por në të vërtetë më vjen keq që ti më ke ngjarë shumë mua. Më vjen keq që të kam dhënë një zemër më të fortë se mijëra luftëtarë, sepse do të të duhen vite të kuptosh që jo të gjithë të duan ashti siç ti bën. Është një leksion i vështirë, por nuk duhet të heqësh kurrë dorë në jetë nga ato që dëshiron.

Shoh pafajësinë tënde në botë dhe dëshirën që ke për të ndihmuar të tjerët dhe pyes veten nëse do vijë një moment që do të ndihesh e përdorur. Pyes veten nëse besimi që ke do të testohet dhe nëse do ta kursesh zemrëgjerësinë ndaj atyre që dinë vetëm të marrin.

Më vjen keq që shikon vetëm të mirën tek kushdo. Fëmijëria është për të parë gjitçka me habi. Ti shikon rreth e rrotull dhe nuk ka asnjë të keqe, asnë rrezik që fshihet qosheve. Eshtë e pakonceptueshme që dhimbjet më të mëdha që do të përjetosh do të të shkaktohen nga ata që do më shumë.

Do të doja që të të “instaloja” të gjitha ato që kam mësuar nga jeta në zemrën tënde të ngrohtë, por e di që duhet t’i përjetosh vetë. Unë mund të kaloja ditë të të tëra nën dritën e diellit duke të të thënë të vërtetat e jetës, por jo domosdoshmërisht përvojat e mia do bëhen tuat.

Më vjen keq që i ndjen gjërat thellësisht.

Ka labirinte brenda shpirtit tënd që vuajnë për të ndjerë çdo gjë që kjo jetë ka për të ofruar. Unë e shoh se si ndjen keqardhje për të panjohurit dhe më vështron mua sikur të mund të lëvizja yjet në qiell. E shoh sa e aftë je ta ndjesh botën rreth teje me gjithë dhimbjen dhe pasionin që ka brenda.

Ka moment që ti nuk do të doje që bota të ishte e tillë dhe mua më vjen keq që ta kam dhënë këtë cilësi, por uroj që me kohën të kuptosh se nuk është barrë por një dhuratë.

Shumë prindër kënaqen kur fëmijët trashëgojnë cilësitë e tyre, por në zemrën time, fshehurazi të dërgoj njëmijë ndjesa të ëmbla edhe pse e di që një ditë do bëhesh e fortë nga këto karakteristika, ashtu siç e di që dhimbja që mund të të shkaktojnë do të na shkatërrronte të dyjave.

Dhe kështu ndërsa më vjen keq që je si unë, jam krenare për këtë. Unë shoh se si ti i fal të gjithë. Je bërë më e zgjuar se unë në moshën tënde dhe nuk kam dyshime që një ditë do të mësosh si të përdorësh krahët. Unë nuk jam perfekte, por jam nëna për të cilën ke nevojë, transmeton 27.al.

Mund të të kem dhënë zemrën dhe shpirtin tim të ndjeshëm, por po të jap edhe forcën time që ta kesh për netët e errëta. Je princesha, zana dhe zemra ime.

Ndërsa rritesh bota do të të tregojë se magjia nuk ekziston, por unë e di se do të jetë e vështirë të të ndryshojnë ty. Unë shpresoj që ti do të vazhdosh të besosh në yjet që bien dhe tek gjërat e padukshme në këtë botë…

2

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top