Connect with us

Kur kompozitori Lalo la me gisht në gojë ministren, sot Kumbaro i thotë këto fjalë

Video

Kur kompozitori Lalo la me gisht në gojë ministren, sot Kumbaro i thotë këto fjalë

Kur kompozitori Lalo la me gisht në gojë ministren, sot Kumbaro i thotë këto fjalëA. Naçi

Lajme

Një jetë në botën e muzikës, vlerësime nga një publik i gjerë e breza me radhë janë ato që i japin kuptim punës shumëvjeçare të profesorit Aleksandër Lalo. Në këto momente po bëhen homazhet në nder të profesor Lalo në ambientet e RTSH-së.

Para disa muajsh Lalo pati një përplasje me ministret e Ramës, saj të kulturës Mirela Kumbaro, Milva Ikonomit të Ekonomisë dhe Milena Haritos së Inovacionit.

Kompozitori "rebel" njihej për shpirtin e tij të lirë. Gjatë një aktiviteti për ligjin e pronësisë intelektuale, kur kompozitori i madh shqiptar Aleksandër Lalo festonte edhe ditëlindjen e fundit të tij, 68 vjetorin, gjatë një aktiviteti ndodhi një “incident”, i cili u duartrokit nga gjithë opinion pas publikimit.

Ai mori fjalën menjëherë pas tre ministreve dhe shprehu hapur pakënaqësinë, jo vetëm për këtë ligj por edhe për politikat shkatërruese, që po përdor qeveria në kulturë.

Lalo në atë kohë u tha ministreve:

Nuk na intereson e shkuara, se krahasimet i bëni gjithmonë duke futur politikën brenda. Nuk na duhet çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi im, se do të shkoj të bëj drekën”.

Menjëherë këtij fjalimi të shkurtër por që tha shumë, kompozitori në shenjë proteste dhe revolte u largua nga salla.

Ministrja Mirela Kumbaro e zënë ngushtë nga kjo mënyrë e të thanit të së vërtetës, këmbënguli që ta kthente në sallë duke i thënë që të priste përgjigjen.

Por Lalo në ikje e sipër me të njëjtën përbuzje ja ktheu:

Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete…”

Ndërsa sot ministria Kumbaro i ka kushtuar një status në Facebook-un e saj:

Muzika shqiptare hedh vellon e zisë në prag të dimrit të fundit të kompozitorit më energjik, Lamtumirë Aleksander Lalo 🙏🏻

Lalo ka kompozuar për një sërë filmash si: “Dimri i fundit”, “Shi në plazh”, “Dy herë mat”, “Treni niset më shtatë pa pesë”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top