Connect with us

Skandali/ “Mos sulmoni, ta mbyllim kështu”, lojtarët fiksojnë në fushë rezultatin e ndeshjes

Video

Skandali/ “Mos sulmoni, ta mbyllim kështu”, lojtarët fiksojnë në fushë rezultatin e ndeshjes

Skandali/ "Mos sulmoni, ta mbyllim kështu", lojtarët fiksojnë në fushë rezultatin e ndeshjesK. Demiraj

Sport

Për të marrë pjesë në një Kampionat Botëror, mund të bësh gjithçka, madje edhe të fiksosh rezultatin e ndeshjes. Të paktën me këtë parim duket se janë lojtarët e Kolumbisë dhe të Perusë.

Ndeshja për kualifikueset e Botërorit 2018 mes këtyre dy skuadrave përfundoi në shifrat 1-1, por ky rezultat ka shumë shanse që të jetë i fiksuar dhe jo real.

Gjatë ndeshjes pati një episod shumë të veçantë mes lojtarëve të dy ekipeve. Ishte minuta 85 e takimit kur rezultati ishte 1-1 dhe në fushë pati një komunikim mes lojtarëve të dy ekipeve.

Nga sa dyshohet komunikimi mes lojtarëve është bërë për të rënë në konsensus që të dy ekipet mos ta sulmonin më njëri-tjetrin."Mos sulmoni, Kili po mundet, ta mbyllim kështu ndeshjen", mësohet se është folur mes futbollistëve

Kjo pasi ishte mësuar se Brazili po mundte Kilin me rezultatin 3-0 dhe një barazim mes Kolumbisë dhe Perusë do dërgonte Kolumbinë direkt në Botëror dhe Perunë në fazën play-off, ku e pret një kundërshtar i lehtë nga Oqeania.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top