Connect with us

Aksidenti i frikshëm në Fushë Krujë-Laç dhe një paralajmërim i kobshëm i disa ditëve më parë

Video

Aksidenti i frikshëm në Fushë Krujë-Laç dhe një paralajmërim i kobshëm i disa ditëve më parë

Aksidenti i frikshëm në Fushë Krujë-Laç dhe një paralajmërim i kobshëm i disa ditëve më parëA. Shehaj

Vec-e-jona

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gjorm në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ku një vajzë e re e moshës 23-vjeçare ka humbur jetën.

Viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në anën tjetër, duke mos përdorur mbikalimin por duke ecur mes për mes.

Si pasojë është përplasur nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi në atë aks rrugor.

Urojmë që nga kjo ngjarje e rëndë të mund të ndërgjegjësohemi ne, lexuesit e thjeshtë, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë, veçanërisht ata që jetojnë pranë këtyre zonave ku kalojnë rrugë nacionale, për të pasur kujdes me zonat që zgjedhim për të kaluar.

Një mbikalim, edhe pse i vendosur larg vendbanimit tuaj, mund t'ju shpëtojë jetën. Ndoshta do të jetë më mirë të vonoheni pak më shumë në ndonjë takim, për të bërë ndonjë punë dhe të shkoni shëndoshë e mirë pranë të afërmve tuaj, sesa të kaloni rrugën në mënyrë të rrezikshme dhe të jeni ju viktima e radhës.

Ne në JOQ.al e kemi denoncuar, bashkë me qytetarët, shumë herë rrezikshmërinë e të kaluarit në mes të rrugës, pa zbatuar rregullat e qarkullimit. Madje, pak ditë më parë publikuam edhe fotot e dy zonjave të moshuara që kalonin në të njëjtën rrugë sikurse edhe vajza e re, por me sa duket, do të na duhet shumë më shumë punë për të ndërgjegjësuar qytetarët!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top