Connect with us

Skënderbeu-Partizani, tifozi serb do të bëjë çmenduri për të ardhur në Elbasan

Video

Skënderbeu-Partizani, tifozi serb do të bëjë çmenduri për të ardhur në Elbasan

Skënderbeu-Partizani, tifozi serb do të bëjë çmenduri për të ardhur në ElbasanL. Çela

Sport

tifozi

Nga Serbia në Elbasan, vetëm me biçikletë! Kjo është sfida që i ka vënë vetes një tifoz serb i Partizanit të Beogradit, skuadër e cila do të sfidojë Skënderbeun në “Elbasan Arena” në Europa League më 19 tetor.

Tifozi quhet Dragan Shibalic. Ai vjen nga qyteti serb i Kralevës dhe e ka ndarë mendjen të përshkojë 1600 kilometra për të parë ndeshjen në zemër të Shqipërisë. Nëse ju duket çmenduri dhe diçka e pamundur, shtojini një zero shifrës së kilometrave dhe imagjinoni çfarë stërmundimi ka bërë ai duke shkuar në Japoni me biçikletë. Po, edhe këtë e ka bërë, kështu që rruga për në Elbasan i duket si “bukë e djathë”. Shibalic ka besim te Partizani:

Shpresoj që t’i sjell fat skuadrës në Shqipëri. Po mendoj që pas kthimit të shkoj në Kiev në ndeshjen kundër Dinamos”.

Ne urojmë të kundërtën! Në Europa League të gjithë shqiptarët janë me Skënderbeun, deri kur të vijë dita që futbolli ynë të çojë një skuadër po aq të denjë në kompeticionet evropiane.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top