Connect with us

Fëmijët shqiptarë si ata afrikanë, komentuesit “masakrojnë” modelen shqiptare

Video

Fëmijët shqiptarë si ata afrikanë, komentuesit “masakrojnë” modelen shqiptare

Fëmijët shqiptarë si ata afrikanë, komentuesit "masakrojnë" modelen shqiptareA. Naçi

Thashetheme

Modelja, Emina Cunmulaj vizitoi këtë verë Shqipërinë duke bërë një tur të vogël edhe në disa zona të varfra të Shqipërisë.

Me anë të një fotoje në Instagram, ditën e djeshme në nder të "Ditës botërore të fëmijëve", Emina Çunmulaj bënte apel për të ndihmuar familjet e varfra.

Por komentuesit nuk e kanë pritur mirë faktin që modelja në fund të postimit shkruan se fëmijët në Shqipëri janë po aq të varfër sa në Afrikë.

Në foton në Instagram, Emina shkruan:

Në nder të ‘Ditës botërore të fëmijëve’ doja të ndaja me ju një pjesë të vogël të udhëtimit tim në Shqipëri këtë vit me ndihmën e Fundjave ndryshe. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë pa ujë, çati, edukim dhe pa kujdes shëndetësor. Në dy fotot lart ishte një familje që nuk i vinte uji në shtëpi kështu që i mora një pompë uji. Çdo fëmijë meriton të ketë ujë të pastër. Në foton e majtë poshtë është një djalë që nuk kishte parë kurrë një lodër dhe kishte frikë nga arushi. I tregova se mund të luante dhe të flinte me të, ai e kuptoi dhe e përqafoi arushin. Në foton e djathtë poshtë ishte një djalë që luante shumë mirë futboll. Ai më mësoi një ose dy lëvizje dhe u gëzua kur mori një top të ri. Ndërgjegjësohuni dhe ndani një histori, ndani dashuri. Unicef Albania ka nevojë për ndihmën tuaj gjithashtu. Jam gati kurdoherë të bëj një udhëtim me ju në Shqipëri për të parë varfërinë. Këta fëmijë janë të varfër po aq sa fëmijët e Afrikës, Indisë dhe shteteve të tjera që ju ndihmoni".

Ndërsa komente të shumta kanë kundërshtuar faktin që Emina shkruan se fëmijët në Shqipëri që ajo ka takuar janë të varfër po aq sa ata të Afrikës.

Komentuesja i shkruan:

Varfëri ka kudo në botë. Të lutem Emina ti mund të bësh më shumë, por Shqipëria nuk është Afrika".

Emina ka zgjedhur mos t'i përgjigjet komenteve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top