Connect with us

Emina krahason fëmijët shqiptarë me ata afrikanë, por e bëjnë “për ujë të ftohtë”

Video

Emina krahason fëmijët shqiptarë me ata afrikanë, por e bëjnë “për ujë të ftohtë”

Emina krahason fëmijët shqiptarë me ata afrikanë, por e bëjnë “për ujë të ftohtë”F. Gjoni

Kuriozitete

Modelja me famë botërore Emina Cunmulaj ka shpërndarë një foto në profilin e saj të Instagramit duke dashur të përcjellë një mesazh të fortë për të ndihmuar sa më shumë fëmijët e varfër.

Për të ilustruar idenë e sensibilizimit, ajo ka zgjedhur një kolazh fotosh nga Shqipëria, kur para disa javësh ndihmoi disa fëmijë të varfër.

Në postimin e saj, Emina shkruan:

Në nder të ‘Ditës botërore të fëmijëve’ doja të ndaja me ju një pjesë të vogël të udhëtimit tim në Shqipëri këtë vit me ndihmën e Fundjave ndryshe. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë pa ujë, çati, edukim dhe pa kujdes shëndetësor. Në dy fotot lart ishte një familje që nuk i vinte uji në shtëpi kështu që i mora një pompë uji. Çdo fëmijë meriton të ketë ujë të pastër. Në foton e majtë poshtë është një djalë që nuk kishte parë kurrë një lodër dhe kishte frikë nga arushi. I tregova se mund të luante dhe të flinte me të, ai e kuptoi dhe e përqafoi arushin. Në foton e djathtë poshtë ishte një djalë që luante shumë mirë futboll. Ai më mësoi një ose dy lëvizje dhe u gëzua kur mori një top të ri. Ndërgjegjësohuni dhe ndani një histori, ndani dashuri. Unicef Albania ka nevojë për ndihmën tuaj gjithashtu. Jam gati kurdoherë të bëj një udhëtim me ju në Shqipëri për të parë varfërinë. Këta fëmijë janë të varfër po aq sa fëmijët e Afrikës, Indisë dhe shteteve të tjera që ju ndihmoni".

Por duket se fjalia ku krahason fëmijët shqiptarë me varfërinë e fëmijëve në Afrikë, nuk është pritur aspak mirë nga komentuesit të cilët kanë shpërthyer keq.

Ja disa nga komentet në postimin e saj:

Shqiperia nuk eshte as Afrika as India kij kujdes kur shprehesh mos u trego injorante ne ato qe thua. Eshte e vertet qe ka varferi dhe varferia ekziston kudo madje edhe ne malsine tende por ta krahasosh Shqiperine me Afriken dhe Indin eshte turp i madh madje turp qe je Shqiptare. Here tjeter kujdes ne ato qe thua se tregon veten sa e zgjuar je."

Dhe turpi me I madh kur krahason Shqiperine me ato vende xhirafa hahahaha tipike injorante".

Emi ku e shkrove kete "miniskene" tek rëra ne Bahamas apo duke prere shiritin e inagurimit te resortit fringo te ri. …………….Varferia kudo ne cdo vend te botes eshte njelloj ne rralle te pare eshte fjala per Njeriun per qenien Njerzore,,,,,,I cili nuk ka nevoje per moral e fjale boshe (fjale te medhaja) po te kujtoj se ai nuk ka nevoje per solidarizim nepermjet rrjeteve sociale,,,,,ai kerkon pjaten plote,barkun plote te femijve te tij,,,,,,,,,,,?persona si ju me poziten tuaj ekonomike nuk kane nevoje per UNICEF ose shoqata te tjera ndihme,,Se shume mire mund tia benit ju ndihmen e drejtperdrejt dhe te shpejte njekohsisht…"

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top