Connect with us

Pamje shokuese, dezertori arratiset nga Koreja e Veriut nën breshëri plumbash

Video

Pamje shokuese, dezertori arratiset nga Koreja e Veriut nën breshëri plumbash

Pamje shokuese, dezertori arratiset nga Koreja e Veriut nën breshëri plumbashS. Shtjefni

Kuriozitete

Një dezertor i Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa tenton të kalojë kufirin mes dy vendeve, nën breshërinë e plumbave nga patriotët e tij.

Videoja shokuese është publikuar nga Kombet e Bashkuara. Në këto pamje shfaqet koreano-veriori, i cili e braktis makinën me të cilën do kalonte kufirin për në Korene e Jugut dhe vrapon për jetën e tij. Ushtarët koreano-verior sapo e pikasin, fillojnë të gjuajnë drejt dezertorit për ta vrarë.

Dezertori qëndron i shtrirë në anën e Koresë së Jugut për orë të tëra i plagosur dhe i gjakosur, derisa ushtaret koreano-jugor shkojnë e tërheqin për ta çuar në spital.

Raportohet se dezertori është me fat që mundi të mbijetojë, por vazhdon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra dhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale që i bënë për ta shpëtuar.

Kanë qenë të shumta rastet kur koreano-veriorët kanë rrezikuar jetët e tyre por edhe kanë vdekur në tentativë për të kaluar kufirin dhe për të shpëtuar nga diktatura e ashpër.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top