Connect with us

Historia e 20-vjeçarit/ I kishin ngelur dhe 4 vite burg, i riu gjendet pajetë i vetëvarur në dush

Video

Historia e 20-vjeçarit/ I kishin ngelur dhe 4 vite burg, i riu gjendet pajetë i vetëvarur në dush

Historia e 20-vjeçarit/ I kishin ngelur dhe 4 vite burg, i riu gjendet pajetë i vetëvarur në dushA. Naçi

Lajme

Drejtoria e Burgut të Shënkollit në Lezhë ka bërë të ditur që një 20-vjeçar i dënuar për plagosje, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ai quhet Florjan Kodra, nga Thethi, i cili u gjet pa shenja jete në dushet e burgut.

Mësohet se 20-vjeçari kishte varur veten me çarçaf, ndërsa mbeten të paqarta arsyet që e çuan të riun të ndërmarrë aktin e rëndë.

Për zbardhjen e rrethanave pritet të merren në pyetje të dënuarit që qëndronin në një dhomë me 20- vjeçarin, si dhe familjarët e të riut për të mësuar mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Florjan Kodra mbahej në burg për një ngjarje të ndodhur më 21 maj të vitit të kaluar, shkruan “Panorama”.

Pse u burgos Florjan Kodra?

Ai plagosi me dy plumba Nazmi Topuzin, pas një debati për motive të dobëta. Nisur nga dyshimet se i ngacmonte bashkëjetuesen, 48- vjeçari Topuzi banues në Tiranë ishte përfshirë në një përleshje me të riun, banor i Thethit.

Ngjarja e pati zanafillën kur Florjan Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të mjekuar kërthizën nga vjehrra e tij (mjekim popullor).

48-vjeçari, pasi ka mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, është kthyer në shtëpi dhe aty ka gjetur të riun. 19-vjeçari është munduar që t’i shpjegojë arsyet se përse kishte shkuar në shtëpinë e tij, por aty ka nisur debati, pasi Nazmi Topuzi është bërë xheloz për gruan e tij, shtetasen D.D., 48 vjeçe, me të cilën, sipas Policisë, jetonte prej 2-3 vitesh.

I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për gruan e tij, por ai nuk është bindur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar gati në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqaruar mes tyre, Kodra e ka ruajtur 49-vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar me automatik. Topuzi mori dy plumba, duke u plagosur rëndë.

Ajo që dëshmoi për debatin ka qenë gruaja e të plagosurit. Në atë kohë 19-vjeçar, Kodra u arrestua menjëherë nga policia. Ndërkohë për ngjarjen, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e dënoi atë me 6 vite e 5 muaj heqje lirie.

Deri në momentin e kryerjes së vetëvrasjes, të riut i kishin mbetur për të shlyer dhe 4 vite burg. Dyshohet se viktima nuk e ka përballuar dot izolimin në qeli, çka e çoi atë në vetëvrasje.

burg

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top