Connect with us

Çfarë u pa nga funerali i Toto Riina dhe kush i dha lamtumirën bosit të mafias italiane?

Video

Çfarë u pa nga funerali i Toto Riina dhe kush i dha lamtumirën bosit të mafias italiane?

Çfarë u pa nga funerali i Toto Riina dhe kush i dha lamtumirën bosit të mafias italiane?A. Naçi

Lajme

Bosi i bosëve të mafias italiane Cosa Nostra është dërguar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij të fundit. Ai është varrosur në Corleone në Siçili, vendin e tij të lindjes në një ceremoni mortore të thjeshtë. Mediat italiane mundën të merrnin pamje nga një hyrje anësore pasi nuk u lejuan.

Ceremonia mortore ishte e thjeshtë po ashtu dhe bekimi nga një prift. Menjëherë pas këtij riti të shkurtër, në faqen kryesore të Kishës në Monreale u publikua qëndrimi i Kishës kundër mafias.

Kryepiskopi Michele Pennisi tha:

Me vdekjen e tij përfundoi fuqia e kreut të liderit të liderëve të Cosa Nostra, por Mafia nuk është kapërcyer kështu që ne duhet të mbetemi vigjilentë. Detyra e Kishës është që të edukojë njerëzit para drejtësisë dhe ligjshmërisë dhe për të kundërshtuar mentalitetin mafioz ".

Ata që i dhanë lamtumirën e fundit bosit të mafias italiane ishin gruaja e tij Ninetta Bagarella dhe fëmijët, Maria Concetta, Lucia e Salvatore.

E bija Lucia doli me lot në sy nga varrezat bashkë me burrin e saj dhe u largua pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Në mermerin gri, e dominuar nga një engjëll bronzi shkruhej: "Familja Riina-Rizzo".

Por në varrezat e Corleone, Totò Riina dhe anëtarë të tjerë të mafias siciliane nuk janë vetëm. Në pushimin e tyre të përjetshëm ata do të duhet ta ndajnë atë edhe me disa nga viktimat e tyre historikë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top