Video
Policia nuk i arrestoi se nuk dinte ku ndodheshin, gazetari zbulon adresat e zyrtarëve
Policia nuk i arrestoi se nuk dinte ku ndodheshin, gazetari zbulon adresat e zyrtarëveD. Cani
Lajme
Edhe pse urdhër-arresti për tre zyrtarët e lartë të policisë ishte lëshuar që dje, për shkak se nuk kanë pasur një adresë të saktë, nuk është bërë i mundur lokalizimi i tyre nga ana e policisë.
Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” se 3 oficerët kanë adresa në 3 qytete të ndryshme, përkatësisht Durrës, Sarandë dhe Tiranë, pavarësisht se të gjithë posedojnë banesa në kryeqytet.
Edhe Lorenc Vangjeli tha se mungojnë adresat:
Bëhet fjalë për dy urdhër-ndalimi dhe një urdhër arresti, por mungojnë adresat në kërkesën e Prokurorisë, tani më konfirmojnë se është duke u kërkuar tek Oxhaku”.
JOQ.al