Connect with us

Skënderbeu luan sonte shansin e fundit në Europa League

Video

Skënderbeu luan sonte shansin e fundit në Europa League

Skënderbeu luan sonte shansin e fundit në Europa LeagueK. Demiraj

Sport

eldynamo-sken-25Skënderbeu rikthehet sonte në mbrëmje të luajë ndeshjen e parafundit për grupet e Europa League. Korçarët presin në orën 21.05 në "Elbasan Arena" Dinamon e Kievit.

Për bardhekuqtë ky është shansi i fundit nëse duan një kualifikim më tej. Nëse fitojnë sot, shanset për të vazhduar në fazën tjetër janë shumë të mëdha.

Formacioni

Ilir Daja do t’i kthehet përsëri rreshtimit që i solli suksese Skënderbeut në këtë edicion në Ligën e Europës. Me riaftësimin e Lilajt dhe me kthimin e Osmanit në gjendje për të përballur një ndeshje nga fillimi deri në fund në Europë, Daja do t’i besojë përsëri rreshtimit 4-1-4-1 që i mundësoi të kualifikohej në fazën në grupe të turneut.

Ndaj Dinamos në Kievit, ndryshimi i vetëm do të jetë në mbrojtje. Ashtu siç bëri të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp, Jashanica do të jetë në stol pasi nuk është në 100%, ndërsa në vend të tij do të luajë Aliti nga minuta e parë.

Osmani do të pozicionohet në rolin e tij të zakonshëm para mbrojtjes, ndërsa përpara do të rreshtohet dyshja Lilaj-Muzaka. Ky i fundit ishte deri në fund në balotazh me Takun, por Daja ka vendosur t’i besojë eksperiencës së Muzakës, i cili shënoi golin e vetëm të korçarëve në duelin e parë ndaj ukrainasve.

Sa i përket sulmit, ai është i “blinduar” me Xhejms e Gavazaj nga krahët që mbështetin Soue, të vetëm në qendër.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top