Connect with us

Skënderbeu luan sot ndaj ukrainasve, policia bllokon rrugët kryesore

Video

Skënderbeu luan sot ndaj ukrainasve, policia bllokon rrugët kryesore

Skënderbeu luan sot ndaj ukrainasve, policia bllokon rrugët kryesoreK. Demiraj

Sport

policia-1-1Sonte në mbremje në orën 21:05, luhet ndeshje e vlefshme për Europa League, Skënderbeu-Dinamo e Kievit në ‘Elbasan Arena’.

Policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e situatës.

Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bëhen në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit.

QARKULLIMI I MJETEVE

Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.

Levizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim

Aksi rrugor nga sheshi i stadiumit, Kryqëzimi I tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 108 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj, dhe FNSH-ja.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top