Connect with us

Plas sherri në shkollë, vlonjati i ngul thikën në bark 16-vjeçarit

Video

Plas sherri në shkollë, vlonjati i ngul thikën në bark 16-vjeçarit

Plas sherri në shkollë, vlonjati i ngul thikën në bark 16-vjeçaritF. Tenolli

Lajme

Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën “Marigo Posio” në lagjen Çole të Vlorës.

Dy të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta dhe sherri ka degjeneruar në nxjerrjen e thikave.

Sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës midis një 14-vjeçari me iniciale A.N dhe një 16-vjeçari me inicialet V.Ç.

Ky i fundit është goditur me mjetin prerës në bark dhe është dërguar menjëherë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ''1 Maji'', është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç. Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top