Video
Vritet me 8 plumba në shtëpinë e tij udhëheqësi i grupit tifozerik të Boca Juniors
Vritet me 8 plumba në shtëpinë e tij udhëheqësi i grupit tifozerik të Boca JuniorsS. Bardhi
Sport
Është vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij udhëheqësi i tifozerisë së Boca Juniors, i cili njihej me nofkën “The Bear”/ “Ariu”.
Sipas raportimeve lokale në Argjentinë, anëtari i ultrasve të Boca Juniors u qëllua me 8 plumb në Claypole, një periferi e Buenos Aires, Argjentinë.
Gustavo Pereyra, 49-vjeç, ishte ndaluar të hynte në stadiumin e famshëm të Boca-s në Bombonera dhe ishte arrestuar disa herë për huliganizëm, shkruan "The Sun".
Nëna e tij ishte tmerruar kur ka hapur derën e shtëpisë dhe para saj ka gjetur të birin të gjakosur dhe ati pa ndjenja.
Pereyra ishte gjallë kur ambulanca mbërriti, u transferua në një spital afër dhe pak vonë vdiq nga plagët e marra.
Zyrtarët e policisë gjetën tetë gëzhoja plumbash në vendngjarje, edhe pse nuk është e qartë se sa herë u qëllua Pereyra.
Kohët e fundit Peryera punonte si roje private në një kompani sigurimi.
JOQ.al