Connect with us

“Si u nda Rezarta nga Ermali”, këngëtarja tregon rastin e “sikletshëm” me miken e saj

Video

“Si u nda Rezarta nga Ermali”, këngëtarja tregon rastin e “sikletshëm” me miken e saj

“Si u nda Rezarta nga Ermali”, këngëtarja tregon rastin e “sikletshëm” me miken e sajF. Gjoni

Thashetheme

Një nga ngjarjet që tërhoqi mjaft vëmendjen e publikut ishte arrestimi dhe burgosja e nipit të Enver Hoxhës dhe bashkëshortit të këngëtares Rezarta Shkurta, pas akuzave ndaj tij për pjesëmarrje në një rrjet droge.

Kanë kaluar rreth dy vite nga kjo ngjarje, por për këngëtaren duket se është ende shumë e vështirë të flasë për Ermalin dhe mungesën e tij. Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ku gazetarja ka tentuar disa herë ta pyes për Ermal Hoxhën dhe se si po e përballon jetën pa të, por Rezarta nuk ka pranuar të flasë duke u shprehur se nuk mundet as ta mendojë dhe se nuk dëshiron të flasë.

E pyetur si po e përballon mungesën e të shoqit, ajo shprehet:

Unë e kam shumë të vështirë të mendoj për këtë pjesë. Nuk mendoj as momentin e daljes së tij sepse kam frikë të zhgënjehem. Në fillim seancat e gjyqit i përjetoja shumë keq, unë nuk mund të mendoja as disa ditë pa të, e jo më të dëgjoja të flitej për muaj e vite. Madje më vonë fillova të mos mësoja as data kur ishin seancat”.

Ndërsa e pyetur se si i përjeton shkrimet e ndryshme për të në portale, ajo shprehet:

Kapen shumë me detaje të vogla dhe të parëndësishme. Por të paktën tani kemi rrjetet tona sociale dhe sqarojmë çdo gjë. Më parë më kanë ndodhur edhe keqkuptime. Një rast ka qenë kur sa isha celebruar me Ermalin dhe dhashë intervistën time të parë dhe isha shumë e lumtur. Të nesërmen shkoj të blej gazetën, dhe ç’të shoh… Në titull shkruhej: "Si u nda Rezarta Shkurta nga Ermali, bashkëshorti ideal”. Ishte një gabim sigurisht, sepse un e kam mikeshë gazetaren, por ja që të gjithë e kishin lexuar dhe pyesnin familjarët e mi përse isha ndarë. Të paktën tani çfarëdo të shkruhet, mund ta themi vetë të vërtetën në rrjetet sociale”.

/JOQ/

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top