Video
Kush është shënjestra e ekzekutimit në Lushnjë dhe lidhja e tij me Aldo Baren
Kush është shënjestra e ekzekutimit në Lushnjë dhe lidhja e tij me Aldo BarenA. Shehaj
Lajme
Shënjesta e ekzekutimit të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes dyshohet të ketë qenë 23-vjeçari Jurgen Hoxha, i cili shoqërohej nga viktima tjetër, Zamir Latifi si dhe nga i plagosuri, Marius Xhepexhiu.
Jurgen Hoxha është nipi i njërit prej anëtarëve të bandës së Albo Bares.
Ai dhe Latifi po qëndronin pranë një lokali në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Çeleve.
I plagosur nga ky atentat ka ngelur edhe pronari i lokalit, i riu Xhepexhia.
Atentati duket të jetë i mirëorganizuar ndërsa mjeti ka ardhur nga hyrja e qytetit dhe brenda tij kanë qenë persona të maskuar, të cilët kanë hapur zjarr.
Automjeti më pas është djegur në afërsi të një fshati në të dalë të Lushnjes.
JOQ.al