Connect with us

Deputeti socialist kërcënon me burg Lubonjën: Ti jeton në hënë dhe bën thirrje për trazira

Video

Deputeti socialist kërcënon me burg Lubonjën: Ti jeton në hënë dhe bën thirrje për trazira

Deputeti socialist kërcënon me burg Lubonjën: Ti jeton në hënë dhe bën thirrje për traziraS. Bardhi

Lajme

23897321_10156158459972313_1897271571_o-1024x590

Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka kërcënuar me burg analistin Fatos Lubonjën në emisionit “Të Paekspozuarit”.

Manja e ka justifikuar këtë me Kodin Penal, duke iu sulur Lubonjës se deklaratat e tij nëpër media të shkruara dhe televizione janë thirrje për trazira publike.

Deputeti Manja ka thënë gjatë emisionit:

Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal. Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë.”

Nuk dimë në çfarë ligji e bazon këtë kreu i Komisionit te Ligjeve, kërkesa për të burgosur një publicist vjen në kohën kur partia e tij pengoi arrestimin e një ish-ministri që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, shkruan “Opinion”

Debati i plotë mes Lubonjës dhe Manjes:

Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni si në mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja: Aq budallenj nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do t’i shesësh botën virtuale shqiptarëve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top