Connect with us

U përfshi padashje në sherrin e të shoqit, kjo është bashkëshortja e Robert Aliaj

Video

U përfshi padashje në sherrin e të shoqit, kjo është bashkëshortja e Robert Aliaj

U përfshi padashje në sherrin e të shoqit, kjo është bashkëshortja e Robert AliajF. Gjoni

Thashetheme

Sherri i zhvilluar mbrëmjen e të hënës në spektaklin e “Dance Withe Me”, mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt, përfundoi duke përmendur edhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Gjatë debatit të ashpër, Roberti kërkoi që t’i hiqej mikrofoni gazetares pasi sipas tij “ajo e kishte ngatërruar me akullore”, por Fiori i është kthyer duke i thënë se akulloren duhej t’ia jepte të shoqes të cilën e kishte lënë vetëm në Bruksel.

Por kush është gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të Robert Aliajt?!

Ajo quhet Mimoza Dino dhe në profilin e saj të Facebookut është aktive, duke publikuar herë pas here foto të portretit familjarë.

E ndërsa Roberti shfaqet si një tip thumbues dhe njihet për batutat e tij “të tepruara”, e shoqja në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Panorama Plus”,kishte treguar se në jetën familjare ai ështe shumë më ndryshe.

Ja si e përshkruan ajo të shoqin:

Berti është i fortë, i egër dhe i butë. Jep shumë dashuri, vëmendje dhe shpesh pyes veten ku i buron kjo forcë dhe energji. Është tipi i mashkullit autoritar-dominant, por njëherësh aq sentimental e sensibël, saqë di ta bëjë femrën e vet të ndihet e vetësigurt e t’ia rrisë vetëvlerësimin. Por, shumë herë eshtë kokëfortë, kapricioz e tejet nervoz, me pak fjalë herë-herë ta sjell në maj të hundës. Unë disa herë nuk jam dakord me qëndrimet e tij radikale, por e adhuroj kurajën që ka për të denoncuar të rebeluarit e tij”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top