Connect with us

I vdes babai nga kanceri, por historia prekëse e vajzës së tij po thyen rrjetin

Video

I vdes babai nga kanceri, por historia prekëse e vajzës së tij po thyen rrjetin

I vdes babai nga kanceri, por historia prekëse e vajzës së tij po thyen rrjetinS. Shtjefni

Lifestyle

Çdo vit, për 5 vite rresht, një tufë me lule dhe një leter. Kjo është dhurata që një baba nga Tennessee, i cili vdiq për shkak të kancerit në vitin 2012, ka menduar për të shoqëruar të bijën, Bailey Sellers deri në përmbushjen e 21 vjetorit të saj, gjë që në SHBA është shumë e rëndësishme.

Për të treguar historinë ishte vetë Bailey në Twitter, e cila ka publikuar një foto të vjetër të saj e të të atit, sikurse dhurata e fundit e marrë.

Babai kishte përgatitur gjithçka përpara se të vdiste, duke e ditur shumë mirë që nuk do të ishte më në krahë të saj, ka paguar lule dhe shkruar pesë letra të mrekullueshme që t'i dërgoheshin çdo vit.

Në të fundit shkruan:

Kjo është letra ime e fundit e dashurisë deri në momentin që do të shihemi sërish. Nuk dua të qash më vajza ime e vogël, sepse unë jam në një vend më të mirë".

Ti – vazhdon babai – je e do të jesh gjithmonë xhevahiri im më i çmuar që më është dhënë. Është 21 vjetori yt dhe dëshiroj që të jesh gjithmone besnike e vetvetes dhe të respektosh nënën tënde".

Ji e lumtur dhe jeto jetën në maksimum. Unë do të jem përkrahë teje kur ti të ndodhesh përballë një pengese, duhet thjeshtë të shohësh përreth e do të më shohësh. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen dashuri, babi".

Një histori shumë prekëse kjo e të atit për të bijën, i cili nuk mundi që të jetonte gjatë për ta parë duke u rritur, por mendoi që për shumë vite të mund t'i gjendej pranë vajzës së tij derisa ajo të përmbushte 21 vjeçe, moshë kjo që e ben zyrtarisht një maxhorene.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top