Connect with us

Një ide nga JOQ: pse të mos shpëtojmë jetë njerëzish vetëm me një klikim?

Video

Një ide nga JOQ: pse të mos shpëtojmë jetë njerëzish vetëm me një klikim?

Një ide nga JOQ: pse të mos shpëtojmë jetë njerëzish vetëm me një klikim?L. Çela

Vec-e-jona

klik

Thuajse çdo javë shohim postime mallëngjyese në rrjetet sociale, ku dikush i panjohur ose personazh publik fton njerëzit për të dërguar para në një numër llogarie për bamirësi.

Për shembull, për t'i shpëtuar jetën një fëmije që ka nevojë për një operacion të kushtueshëm apo për të ndihmuar një familje në nevojë.

Dakord, le ta bëjmë, por ja që nuk ndodh kështu. Njerëzit nuk janë të sigurt se ku do të shkojnë paratë e tyre. Ata thjesht komentojnë "Zoti e ndihmoftë", "më vjen shumë keq", "sa gjynah" etj.

Këto dreq komentesh nuk i hyjnë askujt në punë dhe ndihma nuk duhet gjetur te xhepat e njerëzve të thjeshtë. Duhet veprim, aksion, ngjarje, diçka konkrete dhe e ligjshme.

JOQ.al ka një ide! Nuk kemi asgjë në mend për të fituar para apo për të krijuar diçka, por fillimisht thjesht po nxisim një debat.

Të gjithë së bashku mund të ndihmojmë thjesht duke klikuar. Hapet një portal i veçantë, që u dedikohet vetëm njerëzve në nevojë dhe aty kontaktohen kompani të ndryshme, shumë të fuqishme, për të reklamuar produktet e tyre.

Për shembull, një pasanik do të ishte i interesuar të dhuronte qindra miliona lekë, ama vetëm nëse ndihmon edhe veten. Kjo do të nxiste çdo biznesmen të investonte për të rritur imazhin e kompanisë së vet.

Ideja është e thjeshtë: një vajzë ka nevojë për 65 mijë euro për një operacion dhe këtë shumë ia paguan X kompani. Vajza operohet dhe bëhet si molla, kurse kompania përfiton duke marrë klikime, pëlqime, komente dhe shpërndarje në një hapësirë të veçantë ku reklamohet gjithçka që ai do. Kështu fiton çdo palë.

Njerëzit nuk kanë pse të thonë më "të ndihmoftë Zoti", por ndihmojnë vetë duke ndihmuar në rritjen e klikimeve për marketingun e një produkti.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top