Connect with us

Aksident tragjik në Rinas, 25-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

Video

Aksident tragjik në Rinas, 25-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

Aksident tragjik në Rinas, 25-vjeçari përplas për vdekje të moshuarënA. Naçi

Lajme

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbasditen e sotme tek mbikalimi i Rinasit. Një grua është përplasur për vdekje nga një 25 vjeçar, banues në Mamurras.

Mësohet se shtetasja me iniciale R.L, 68 vjeçe teksa ka qenë duke kaluar rrugën është përplasur nga drejtuesi i mjetit Elton Doda.

Ky i fundit e ka transportuar vetë gruan në spital, por që atje ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, një telefonatë ka dhënë alarmin në Sallën Operative: Tek mbikalimi i “Rinasit” ka ndodhur një aksident. Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë si edhe Ambulanca nga ku rezultoi se Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësoren R.L, 68 vjeçe, e cila po kalonte rrugën. Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital gruan, por në spital ajo ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se R.L. ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti. Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëherë është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme".

aks

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top