Connect with us

Shpërthimi i makinës/Vlonjati humbet njërën këmbë, në rrezik edhe tjetra

Video

Shpërthimi i makinës/Vlonjati humbet njërën këmbë, në rrezik edhe tjetra

Shpërthimi i makinës/Vlonjati humbet njërën këmbë, në rrezik edhe tjetraA. Shehaj

Lajme

Qyteti i Vlorës u trondit nga një shpërthim tritoli mëngjesin e kësaj të hënë, ku një automjet tip Jeep shpërtheu në zonën e njohur si "Bishti i Kalldrëmit".

Si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse, drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari Ines Hajrullaa ngeli i plagosur rëndë. Ndërsa automjeti u shkatërrua thuajse tërësisht, Hajrulla, i cili është biri i një biznesmeni në qytetin bregdetar, u shoqërua me urgjencë për në spitalin rajonal të Vlorës.

Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa deri më tani mësohet se si pasojë e shpërthimit ka humbur njërën këmbë.

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije për JOQ.al se 25-vjeçari rrezikon të humbë edhe gjymtyrën tjetër, pasi shpërthimi i ka shkaktuar dëmtime të mëdha.

Gjendja e tij pritet të stabilizohet për t'u dërguar më pas për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Pas shpërthimit të makinës, kanë qenë kalimtarët ata që kanë nxjerrë të riun nga automjeti që po digjej.

Ines Hajrulla është një person me precedent të theksuar kriminal si dhe ka ndërruar emrin nga Imer Hajrulla në Ines.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top