Connect with us

Digjet natën makina në Vlorë, e kishte një 20-vjeçar

Video

Digjet natën makina në Vlorë, e kishte një 20-vjeçar

Digjet natën makina në Vlorë, e kishte një 20-vjeçarD. Cani

Lajme

Një mjet tip "Jeep" është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme në Vlorë.

Policia e Vlorës bën me dije se mjeti i djegur në lagjen “Lirimi” ishte në pronësi të E.S., 20 vjeç.

Nga informacionet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori.

Informacioni i policisë:

Më datë 28.11.2017, rreth orës 02:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Lirim'', ka marrë flakë një automjet. Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip ''Jeep'', në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motorri. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1427973427makina-zjarr

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top