Connect with us

“Kujdes me mua, s’jam Tahiri”, si ia mblodhi pas mbledhjes Xhafa-Ramës

Video

“Kujdes me mua, s’jam Tahiri”, si ia mblodhi pas mbledhjes Xhafa-Ramës

"Kujdes me mua, s'jam Tahiri", si ia mblodhi pas mbledhjes Xhafa-RamësA. Shehaj

Lajme

Nuk ka kaluar pa tensione dhe situata të sikletshme mbledhja e rëndësishme e dy qeverive ditën e djeshme. Debat ka pasur në përfundim të mbledhjes mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe kryeministrit Edi Rama.

Dihet që ky i fundit përherë ka pasur dhe vijon të ketë një komunikim shumë të dhunshëm me vartësit e tij. Madje, shpesh nuk kanë munguar as sharjet e ofendimet, të cilat nuk kanë mundur të publikohen në media, por që kabinetit qeveritar i është mësuar veshi.

Duke zbritur shkallët, Rama nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka ndalur një moment, duke iu hakërryer Xhafajt. Nga ana tjetër, Haradinaj është bllokuar tërësisht në lëvizjen e tij, duke qenë se Rama dhe Xhafa janë renditur njëri pas tjetrit.

Dëshmitarë në shkallë, të cilët nuk duan t’iu dalë emri në media tregojnë nën zë se në një moment ministri Fatmir Xhafaj i është drejtuar kryeministrit: Kujdes me mua se nuk jam Saimir Tahiri!

Edi Rama ka thënë diçka nën dhëmbë, që nuk është dëgjuar saktësisht, por duket si një reagim se “do ta shohim dhe punën tënde!”.

Dëshmitari në shkallë shton se ministri Xhafaj i ka luajtur dorën duke shtuar se ” me mua nuk punohet kështu!”, kurse Rama në qindat e sekondës e ka mbyllur me një “Ok ok, kujdes se ke mediat e kazanit këtu!”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top