Connect with us

Goditi me shkelm kundërshtarin, Disiplina merr vendimin befasues për Lukakun

Video

Goditi me shkelm kundërshtarin, Disiplina merr vendimin befasues për Lukakun

Goditi me shkelm kundërshtarin, Disiplina merr vendimin befasues për LukakunK. Demiraj

Sport

Romelu Lukaku nuk do ta humbasë derbin e Mançesterit sepse ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për sjellje të dhunshme gjatë sfidës së fundit në kampionat.

Bomberi i Mançester Junajtid rrezikonte që të pezullohej me tri ndeshje pas goditjes së një kundërshtari në ndeshjen kundër Brajtonit.

Gjatë markimit nga Gaetan Bong, sulmuesi belg e goditi dy herë mbrojtësin kamerunas. Arbitrit i shpëtoi incidenti i minutës së 66-të, por fillimisht ai qëndroi edhe jashtë vëmendjes së kamerave.

Por paneli disiplinor nuk ka vendosur që të nisë një hetim dhe Lukaku nuk do të akuzohet për sjellje të dhunshme.

Ai rrezikonte të humbiste tri ndeshjet e radhës së "djajve": sfidën e sotme kundër Uotfordit, transfertën ndaj Arsenalit dhe derbin e Mançesterit në "Old Trafford" më 10 dhjetor.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top