Connect with us

Serbët i vranë fëmijët në luftë, veterani gëzohet me dy binjakë pas 20-vitesh

Video

Serbët i vranë fëmijët në luftë, veterani gëzohet me dy binjakë pas 20-vitesh

Serbët i vranë fëmijët në luftë, veterani gëzohet me dy binjakë pas 20-viteshS. Shtjefni

Kuriozitete

Një histori sa frymëzuese aq edhe rrënqethëse vjen nga Kosova.

60-vjeçari Isak Asllani, veteran i luftës së Kosovës humbi gjithë familjen e tij 20 vite më parë, e që atëherë dhimbja e tij ka qenë e pashërueshme.

Por kur kanë kaluar dy dekada nga tragjedia ku ushtarët serbë i vranë 7 fëmijë, nënën dhe mbesën, për Isakun dielli ka filluar ta ngrohë përsëri.

Ai ka rrëfyer për “Top Channel”, se si u fut në radhët e UÇK vetëm për të mbrojtur familjen ndërsa serbët ia vranë atë.

Ai tregoi:

“Patem 3 ditë luftime rresht edhe unë jam shku me tërhjekë familjen, unë jam kanë me vllaun me Musën në atë moment kanë ardhur forcat serbe me tank, na kanë shënjestru shumë mirë dhe na ka gjujtë me tank. Unë jam plagosë rëndë bashkë me vllaun Musën ndërsa në prekolicë aty veç shkun krejt asnjë nuk shpëtoj hiç. Edhe Ekremi, vllau tjetër është plagos duke ardhë me na nimu. Do me thanë që na e patëm fatin qashtu me pësu, e falënderoj Zotin edhe shoqnien gjithë mbarë që m'u kanë gjetë pranë dhe kam mund me shpëtu mirë edhe me mend, edhe sot po mundem me bisedu me ju edhe me gjithë të tjerë. Mungesa për ta është e madhe për mu, kanë kalu 20 vjet po për mu është sikur ditë e sotme, por edhe krenaria për ta është gjithashtu e madhe sepse kanë dhanë jetën për këtë tokë”.

Jeta duhet të vazhdonte dhe Isaku martohet përsëri. Mrekullia ndodh pas 20 vitesh martesë e ai bëhët përsëri baba në moshën 60-vjeçare. Edhe pse nëntori është simbol i dhimbjes për të, nga ana tjetër ai është dhe simbol i ripërtëritjes. Veterani tregon se dy trashëgimtareve të vegjël ju ka vënë emrat e fëmijëve që kishte pasur më parë.

Isaku tha:

“Në këtë nëntor mi ka sjellë në jetë perëndia dy fëmijë binjakë, vajzën Lumnijen edhe djalin Ejupin edhe i kam përtëri emrat e tyne. Ma shkurt më gëzoj Zoti edhe një herë në këtë jetë. Ky është një lehtësim i madh për mu, ishalla Zoti nuk e len askënd pa fëmijë, unë kam përjetu shumë, por më në fund erdhi kjo dhuratë prej Zotit”, tregon me lot në sy Isaku, derisa duart i kishte vendosur tek dy fëmijët binjakë Ejupi dhe Lumnia, ai me buzë në gaz thotë se përveç që i ishte hakmarrë me pushkë armikut, kjo është hakmarrja më e madhe.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top