Connect with us

Recepsionistja ndërpret live Ellen dhe e bën të qajë me lajmin që i jep, as publiku nuk mban lotët

Video

Recepsionistja ndërpret live Ellen dhe e bën të qajë me lajmin që i jep, as publiku nuk mban lotët

Recepsionistja ndërpret live Ellen dhe e bën të qajë me lajmin që i jep, as publiku nuk mban lotëtS. Bardhi

Lifestyle

Emisioni “The Ellen Show” është shumë i famshëm, por ngjarja e papritur që ka ndodhur puntatën e fundit është padyshim më mbresëlënësja.

Ndërsa moderatorja Ellen Denegeres u ul në kolltukun e saj të emisionit, ajo u ndërpre nga një telefon misterioz i vendosur pas ulëses së saj.

Ellen iu përgjigj telefonatës gjatë emisionit live dhe mori një përshëndetje nga recepsionistja e saj, e cila e informoi se dikush nga ata që i kishte shkruar ishte në publik.

Recepsionistja pastaj vazhdoi të lexonte shënimin në telefon, thoshte se sa shumë Kim Jeger e donte shfaqjen e Ellenit dhe sa e ndihmoi atë të luftonte kancerin.

Kim Jeger shkruante në shënimin që lexonte recepsionistja:

Unë jam një 30-vjeçare e mbijetuar nga kanceri i gjirit. Këtë javë, kam gjetur një gungë të re dhe kam mësuar që vetëm kam nevojë për të marrë një MRI për të kuptuar gjërat. Unë jam një person i fortë, por tani kam frikë.”

Meqë recepsionistja ishte duke lexuar nga telefon, kamera papritmas u kthye tek Kim ulur në audiencë, e cila po qante nga ajo që po ndodhte.

Kim vazhdoi të përmendte se ajo u diagnostikua me kancer në një kohë kur nëna e saj, Becky, po luftonte tashmë përmes kancerit i cili kishte shkuar në fazën 4.

Në letrën e saj drejtuar Ellen, Kim Jeger tha:

Emisioni yt më jep kurajë. Unë pres me padurim orën 4, sepse e di që ti më sjell lumturi dhe buzëqeshje.”

Ellen mori Kim dhe nënën e saj në skenë, ku i pyeti si po shkonin gjërat.

Kim menjëherë tha:

Kam lajme për të raportuar, definitivisht nuk kam kancer."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top