Connect with us

Universitet publik apo privat, prindërit tanë në dilemën e shekullit / Jepni votën tuaj

Video

Universitet publik apo privat, prindërit tanë në dilemën e shekullit / Jepni votën tuaj

Universitet publik apo privat, prindërit tanë në dilemën e shekullit / Jepni votën tuajL. Çela

Vec-e-jona

d1

Një ndër temat më të nxehta dhe gjithëpërfshirëse të ditëve të fundit në vendin tonë ka qenë ajo për universitetet publike dhe private. Ndryshimi i sistemeve nga qeveria në qeveri i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për të ardhmen që po gatuajmë aktualisht për fëmijët tanë.

Dilema më e madhe e prindërve kjo është, sapo pasardhësit e tyre i afrohen vitit të maturës. Cila është zgjedhja ideale, shteti apo privati? Duket se kjo pyetje do të bëhet edhe për disa dekada të tjera, sepse Shqipëria është shumë hapa mbrapa në krijimin e sistemit ideal, që mbron të drejtat e studentëve dhe krijon një standard të gjithëpranuar.

Universiteti publik ka shpenzime shumë të pakta (edhe pse çdo vit kostot po shtohen), ndërsa ai privat të shpon xhepash aq sa nuk e parashikon kurrë në nisjen e vitit të parë. Në shtet është krijuar përshtypja se mësimi është serioz, sepse nota kaluese nuk merret sipas inercisë, ndryshe nga private, ku gjithkush duhet të kalojë “se ka paguar paret”.

Në fakt, 3-4 mijë euro në vit janë të tepërta për një familje, kur merr parasysh faktin se as diplomat shtetërore nuk njihen nëpër Evropë. Përjashto Universitetin Bujqësor të Kamzës, asnjë diplomë e marrë në Shqipëri nuk vlen jashtë.

Vitet e fundit universitetet private janë futur në një “sitë” dhe tek-tuk janë “pastruar” mirë, por pyll pa derra nuk ka dhe – si gjithçka tjetër shqiptare – klasifikimet nuk kanë qenë të ndershme.

Për të krijuar një ide se çfarë planifikoni për fëmijët tuaj, ju pyesim për këtë temë në sondazhin e mëposhtëm. LKSCOM alternativën e dëshiruar! /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top