Video
Motra e Fildes Hafizit kërkon kujdestarinë e fëmijëve, i ati: S’kanë pse shkojnë tek tezja
Motra e Fildes Hafizit kërkon kujdestarinë e fëmijëve, i ati: S'kanë pse shkojnë tek tezjaA. Shehaj
Lajme
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj Fadil Kasemi, motra e së ndjerës Amela Hafizi ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
Kërkesa është depozituar në Gjykatën civile të Tiranës.
Në seancë pranë gjykatës për tu njohur me kërkesën është thirrur dhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi. Ky i fundit ka refuzuar që ata t’i dorëzohen tezes.
Gazetarja Klodiana Lala tha se burri është shprehur në gjyq:
Fëmijët s’kanë pse shkojnë tek tezja kur mund të rriten pranë të afërmve të mi."
JOQ.al