Connect with us

Kush është krimineli që futi në sherr PD-në dhe PS-në?

Video

Kush është krimineli që futi në sherr PD-në dhe PS-në?

Kush është krimineli që futi në sherr PD-në dhe PS-në?S. Shtjefni

Slide-kryesor-1

Emri i Durim Keçit prej mbrëmjes së djeshme po lakohet për lidhjet e tij me politikanët.

Ka qenë Lulzim Basha ai që ka denoncuar se Keçi ka lidhje me Partinë Socialiste madje dispononte edhe fotot të tij me eksponentë të së majtës duke dhënë kontribute ne zyrat e partisë për zgjedhjet e 2013-ës, kur koordinator për çështjet zgjedhore në qarkun e Durrësit ishte Blendi Klosi, me të cilin kishte edhe një foto.

Ndërsa gjatë seancës së sotme parlamentare kryeministri Rama tha se Keçi është parë edhe në çadrës.

Por kush është Durim Keçi.

Durim Keçi është 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës, është dënuar nga Gjykata e Genovas me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale, ”Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike“, ” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.

Pak ditë më parë ai është arrestuar në Durrës, pasi drejtësia italiane kishte lëshuar një urdhër arresti.

Pas arrestimit pritet që ai të ekstradohet drejt Italisë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top