Connect with us

Rama “zgjohet nga gjumi”, reagon për krimin mjedisor në Vjosë: Shkarkimi i drejtorëve është vetëm fillimi

Video

Rama “zgjohet nga gjumi”, reagon për krimin mjedisor në Vjosë: Shkarkimi i drejtorëve është vetëm fillimi

Rama “zgjohet nga gjumi”, reagon për krimin mjedisor në Vjosë: Shkarkimi i drejtorëve është vetëm fillimiF. Tenolli

Lajme

Edi Rama ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook në lidhje me shkarkimet në polici për krimin mjedisor në Vjosë, duke i quajtur vetëm fillimi.

Rama ka deklaruar se ato duhet të shndërrohen në norma për çdo krim mjedisor.

Në statusin e tij Rama shkruan:

Shkarkimet ne polici per krimin mbi Vjose duhet te jene vetem fillimi dhe duhet te behen norme per çdo krim mjedisor👎#PoliciaqëDuam👍.

Në lidhje me masakrën që po bëhet në grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë në lidhje me një ndërtim pa leje, Drejtori Madhor i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shkarkuar një sërë drejtorësh, pasi çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave policore.

Për shkeljet e konstatuara u morën këto masa:

U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top