Connect with us

“Po vriten njerëzit si pula”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën në komente, këto janë përgjigjet që ai i jep

Video

“Po vriten njerëzit si pula”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën në komente, këto janë përgjigjet që ai i jep

“Po vriten njerëzit si pula”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën në komente, këto janë përgjigjet që ai i jepF. Tenolli

Lajme

ramaaa

Replikat me komentuesit kryeministri Rama i ka të përditshme, por duke iu referuar ngjarjeve të kohëve të fundit, qytetarët e kanë “masakruar” në komente dhe ai është detyruar t’u kthejë përgjigje të stër-përsëritura.

Qytetarët shprehen se kanë frikë të dalin në qytet për një kafe pasi kanë frikë mos hanë ndonjë plumb, qorr e se njerëzit po vriten si pula çdo ditë.

Frika e shqiptarëve për jetën e tyre rritet nga dita në ditë dhe ata kanë komentuar për të marrë një përgjigje në lidhje me sigurinë që po i ofron ky shtet.

Më poshtë disa nga replikat e Ramës me qytetarët:

Qytetari:

O z.kryeminister …po ato qe vriten perdite si i behet hallit …apo skeni faj ju ….

Rama:

Vriten ne cdo vend te botes Besmir dhe cka une kam detyre eshte te ulim vrasjet se per t’i eliminuar s’ia ka dale dot as Amerika as Europa! Te informoj se ne Shqiperi vrasjet jane shume me pak se sa ne 2013 dhe do punojme fort qe te vazhdojme t’i ulim

***

Qytetari:

Z.rama cfar shteti po ben jemi be me keq su ne kolumbi me keq si ne ameriken latine qe vriten njerzit si pula ku e keshteti ti qe per dit po degjojm vec vrasje pse nk kapen kokat e medhaja po kapni njerzit e varfer i fusni ne burg i denoni ng 10 vjet per 2 cigare hashash un dua te ju bj me dije se un kam vellain ne burg te kosoves te belsit ai esht i esht i semur me veshka doktorri i ka dhe duhet te besh nderyrje kurse ato te burgut atje nk e cojn ne spital i thonn nuk kemi makin cfar shteti a ky ma thuak pak

Rama:

Hidi ti me sa duket nuk ke asnje ide per Kolumbine dhe e ke te degjuar nga zhurma e kazanit perderisa ben krahasime kaq absurde! Si pula ketu njerezit jane vrare ne 97-en po, nderkohe qe vrasjet sot jane shume me pak se ne 2013, por padyshim duhet vazhduar edhe me fort lufta kunder krimit si edhe zbatimi i Reformes ne Drejtesi, sepse kokat e medhaja te krimit i shtyp drejtesia jo llafet e kazanit

***

Qytetari:

ore po krimet mbi jeten e njeriut do ket ndonje shkarkim? se brenda 5 muajve jane bere 4 atentate me minimalishte 30 plumba kallashi te leshuara ne mes te dite ne mes te qytetit dhe kan ngelur pa autor. hiqi kalmaqt nga policia dhe vendos profesionista zoti Rama se po dalim per kafe e do hame plumbin kokes.

Rama:

Alban, se pari numri i vrasjeve dhe atentave ne Shqiperi eshte shume me i ulet se sa kater vjet me pare, eshte mire te mos e harrojme kete se ngaterrohemi pastaj me kembet tona! Se dyti, shkarkimet per Vjosen erdhen pas hetimeve mbi ceshtjen, sepse shteti nuk funksionon si kazani politik apo mediatik, prandaj ki besim dhe ki durim se te beheshin petullat me uje sic i bejne kazanet tane, do e kishin bere Shqiperine Zvicer keta qe ulerasin sot!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top