Connect with us

Në kamion frigorifer për Angli, 5 djemtë shqiptarë rrezikojnë jetën nga veprimi i shoferit

Video

Në kamion frigorifer për Angli, 5 djemtë shqiptarë rrezikojnë jetën nga veprimi i shoferit

Në kamion frigorifer për Angli, 5 djemtë shqiptarë rrezikojnë jetën nga veprimi i shoferitS. Bardhi

Vec-e-jona

Të gjithë e dimë sakrificën e djemve shqiptarë për të emigruar jashtë vendit për një jetë më të mirë, ku mundësitë janë më të shumta dhe puna vlerësohet.

Një shqiptar banues në Belgjikë është bërë dëshmitar i një situate mjaft të dhimbshme, teksa disa të rinj shqiptarë të mbyllur në një kamion për Angli janë zbuluar nga Policia.

Por si ka ndodhur e gjitha? Qytetari thotë për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Live nga Gent i Belgjikës, 5 djem shqiptarë ishin futur në një kamion frigorifer për Angli dhe shoferi ka ndez frigoriferin në ecje. Djemtë që ishin në kamion kanë rrezikuar rëndë jetën nga kjo dhe për këtë arsye kanë bërë zhurmë për të fikur frigoriferin që të shpëtonin.”

Më tej qytetari shpjegon se ka qenë një aksident i ndodhur ai që ka krijuar trafik dhe vonesa, kështu shoferi është detyruar ta ndezë frigoriferin e kamionit me të cilin transportonte edhe njerëz.

Emigranti shqiptar në Belgjikë shprehet:

Aty para kishte ndodhur një aksident me kamiona dhe u bllokua autostrada. Ky kamion ka qëndruar mbi 6 orë në pritje që të hapej rruga dhe për këtë arsye ka ndezur ftohjen. Unë po kaloja aty pranë kur policia po zbriste djemtë dhe arrita ta dëgjoja shumë mirë që ishin shqiptarë, por s’më lejuan të flisja me ta dhe na thanë të hipnim sërish në makinat që kishim ndaluar në mes të rrugës nga trafiku.”

Është mjaft dramatike kur mendon se çfarë të detyrojnë të bësh politikat e gabuara të shtetit tënd. 5 djem të rinj që rrezikojnë jetën për të ikur nga vendlindja e tyre, sepse Shqipëria mbyt shpresat e kujtdo. Në vendet e tjera vërtet mund të punosh në zanate “të rëndomta”, ama paguhesh dhe të vlerësohet mundi.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top