Connect with us

Pamje të pabesueshme/ Orkat sulmojnë balenën dhe e shqyejnë në oqean

Video

Pamje të pabesueshme/ Orkat sulmojnë balenën dhe e shqyejnë në oqean

Pamje të pabesueshme/ Orkat sulmojnë balenën dhe e shqyejnë në oqeanS. Bardhi

Lajme

Këto pamje të pabesueshme he të rralla tregojnë momentin kur një grup i orkave sulmojnë dhe vrasin një balenë të vetme.

Gjashtë orka, të reja dhe të rritura mesa tyre, shihen duke ndjekur dhe rrethuar një balenë minke, para se ta shqyejnë atë.

Ndjekja vdekjeprurëse është filmuar në Gjirin Avachinsky të Oqeanit Paqësor, pranë Siberisë larg-lindore.

Fotografi Mike Korostelev, ka qenë duke filmuar orkat për një projekt të sajin dokumentar kur zbuloi sulmin e tmerrshëm që ligjet e natyrës e lejojnë.

Fotografi u shpreh për Daily Mail:

Ishte e pabesueshme kur pashë atë gjueti, është diçka shumë e rrallë. Zakonisht shohim orka që ushqehen me peshq, por asnjëherë më balenë. U ndjeva vërtet i lumtur dhe i privilegjuar që një moment kaq të veçantë dhe të rrallë e kam filmuar unë.”

Krijesat orka janë një grabitqar shumë inteligjent dhe shpesh quhen “balena vrasëse”. Megjithëse orkat nuk bëjnë pjesë ne familjen e balenave. Orkat janë delfinë oqeanikë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top