Connect with us

2000 lekëshi me figurën e mbretit Gent mban gabime shkencore, e keni vënë re?

Video

2000 lekëshi me figurën e mbretit Gent mban gabime shkencore, e keni vënë re?

2000 lekëshi me figurën e mbretit Gent mban gabime shkencore, e keni vënë re?S. Bardhi

Kuriozitete

Prerjet e kartëmonedhave kanë një karakteristikë: Stampimi i figurave dhe personazheve të njohura që kanë lënë gjurmë në histori.

Një prej tyre është edhe kartëmonedha 2000 lekëshe, që mban në mbretin Gent në imazhin e saj, e cila ka dalë në qarkullim në vitin 2007 nga Banka e Shqipërisë, për të cilën “Shqiptarja” rendit disa fakte që i konsideron gafa.

Në kartëmonedhat DYMIJË LEKË, të prera në vitin 2007, duket qartë që është kërkuar përsëri përdorimi i simbolikës historike, por në këtë rast është tentuar që të shkohet më herët në kohë, duke arritur deri në periudhën e fundit të Perandorisë Ilire, që përkon me mbretin Gent. Në faqe të kartëmonedhës DYMIJË LEKË është Portreti i Mbretit Gent, me kausinë në kokë, portret mjaft i ngjashëm me atë të monedhave që u prenë nga ai vetë, gjatë mbretërimit të tij.

Në kartëmonedhën DYMIJË LEKË, prerje e vitit 2007, portretit te Gentit, ose më saktë rreth qafës është shtuar një degë me motive floreale. Në kausinë që ka mbi kokë, gjithashtu ka të shtuar vizatimin e një kurore me gjethe dushku. Me gërma të vogla, anash portretit, është bërë shënimi: MBRETI GENT 181¬167 p.e.s. Në një lloj sfondi, si në hije, prapa portretit të tij, është vendosur një helmetë ilire. Në sfond gjithashtu ka foto në miniaturë, të 3 monedhave me portretin e Mbretit Gent, të prera nga ai vetë

Në shpinë të kartmonedhës është një foto me një pamje nga Teatri i Butrintit dhe ndër të është shënimi: AMFITEATRI I BUTRINTIT. Në sfond duket nje fragment i anijes ilire e ndërmjet Anijes së skematizuar e Teatrit të Butrintit vizatohen 2 zymbyla të stilizuar, me tonalitete të ndryshme ngjyrash e hijezimi. Duke qenë se kjo kartmonedhë ka në simbolikën e saj elemente arkeologjike, domethënëse të historisë sonë të lashtë, do të doja që të diskutoja për disa detaje fare të pasakta që ajo paraqet.

Në kartmonedhë shkruhet: 1. MBRETI GENT, 181 -167 p.e.s.

Termi ‘p.e.s.’ përdorej në vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, kur ndalohej të përdorej çdo lloj terminologjie fetare. Terminologjia p.e.s. (para erës sonë) ose edhe e.s. (erës sonë) ishte kryesisht inventim i viteve të komunizmit, pasojë e luftës kundër fesë që ngriti ai regjim, dhe vazhdimi i përdorimit të kësaj terminologjie në ditët tona është vetëm një reminishence e dobët e asaj kohe.

Mbreti Gent u dorëzua dhe u zu rob nga romakët në vitin 168 para Krishtit e aspak në vitin 167 siç shënohet në kartmonedhën në fjalë. Jo vetëm në burimet e lashta historike, jo vetëm ne historiografi, por edhe në tekstet e shkollave është gjithnjë i shënuar viti 168, si vit i rënies së Mbretit Gent dhe i vetë Mbretërise Ilire, vit i përfundimit të luftrave IliroRomake.

Nuk po ndalem në atë që kurora me gjethe dushku e vizatuar mbi kausinë e Mbretit Gent nuk ka asnjë lidhje me ikonografinë e prerjes së Gentit e as me vetë Gentin e po aq edhe dega me gjethe ose motive floreale që i vihet rreth qafës. 2. AMFITEATRI I BUTRINTIT, shënuar poshtë fotos që paraqet një pamje të plotë të Teatrit të Butrintit

Emërtimi ose tipologjia arkitekturore TEATËR dhe AMFITEATËR i përgjigjet dy tipeve të veçanta arkitekturore, konceptuale, ndërtimore e funksionale, tipe që jane komplet të ndryshëm nga njeri tjetri.

AMFITEATRI është ndërtim që i takon periudhës së fundit të Republikës e fillimit të Perandorisë Romake dhe vjen nga fjala ‘amphi’, që do të thotë ‘rreth’ ose ‘nga dy anë’ dhe ‘theatron’. Amfiteatri ka formë eliptike, të cilën e huazuan shumë më vonë stadiumet e kohëve moderne. Në vendin tonë është zbuluar amfiteatri i Durrësit, që është edhe një nga amfiteatrot e mëdhenj të botës antike. Ndryshimi ndërmjet Teatrit e Amfiteatrit është jo i vogël, është një ndryshim konceptual, koncept që është i dukshm si në formë ashtu edhe në permbajtje. Të vendosësh shënimin AMFITEATRI I BUTRINTIT në vend të TEATRI I BUTRINTIT, është injorancë dhe për hir të së vërtetës, një injorancë jo e vogël.

Gjithashtu Teatri i Butrintit nuk ka asnjë lidhje direkte me vizatimin e anijes liburne ilire, ndonëse simbolika e kësaj anije gjëndet në shpinë të monedhave të prera nga vetë Mbreti Gent. Kartmonedhat, të cilat mbajnë siglën: BANKA E SHQIPËRISË si edhe firmat e Guvernatorit e Drejtorit të Bankës, në fakt përfaqësojnë direkt Shtetin, të cilit i përkasin.

Në këtë seri prerjesh përjashtim bën vetëm kartmonedha 2000 Lekë, e cila përdor një element shumë të bukur e domethënës, që është simbolika e prerjeve monetare të Gentit, Mbretit të fundit të Ilirëve, të përbërë nga portreti i tij dhe nga anija liburne. Por kësaj teme i shtohen në mynyrë shumë eklektike dekore të tjera të pakuptimta e të panevojshme, shënohet gabim data e mbarimit të mbretërimit të Gentit (167 në vend të 168), përdoret një terminologji që detyroheshim ta përdornim gjatë viteve të regjimit komunist (p.e.s. në vend të para Krishtit) dhe shënohet gabim etiketimi AMFITEATRI I BUTRINTIT, ndën fotografinë me pamjen e Teatrit të Butrintit.

Nuk është aspak serioze që një Institucion i rëndësishëm, përfaqësues i Shtetit, siç është Banka e Shqipërisë, brenda një kartëmonedhe, të prerë në vitin e shtatë te mijëvjeçarit të tretë, të prezantojë një prerje me kaq shumë gabime. Duke përfunduar dëshiroj të them se: Referencat historike kur përdoren, duhen parë me shumë kujdes. Ato ose vihen të sakta ose nuk vihen fare.

U detyrova të bëj këto observime, të cilat sinqerisht nuk i kisha vënë re më parë derisa një femijë i vogël më kërkoi t’i tregoja diçka rreth Mbretit Gent dhe ndërsa më pyeste mbante në dorë kartëmonedhën 2000 Lekë.

Biles lidhur me etiketimin: Mbreti Gent 181¬167 p.e.s., fëmija ishte shumë i konfuzuar, sepse i lidhte vitet e shënuara në etiketim, mbas emrit të Gentit, si vite të lindjes e vdekjes së Mbretit Gent dhe jo si vite të mbretërimit të tij. Prandaj dhe ishte bërë shumë kurioz, sepse i dukej shumë e habitshme që Mbreti Gent të kishte jetuar vetëm deri në moshën 14 vjeç.

Pas kësaj u detyrova për ta parë me kujdes kartëmonedhën dhe vendosa të shkruaj sa sipër, për të sqaruar jo vetëm atë fëmijë inteligjent, por edhe fëmijë të tjerë kureshtarë apo edhe të rritur kureshtarë ose jo, si edhe për të kritikuar mungesën e seriozitetit, mungesën e profesionalizmit apo amatorizmin e paraqitur në simbolikën e kësaj kartëmonedhe të Shtetit Shqiptar ose më saktë të Bankës së Shtetit Shqiptar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top